Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Sport July 25, 2026 - 22:27

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua.

Dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në një mbrëmje të madhe boksi ku vëmendja do të jetë te rikthimi i britanikut në ring.Për Joshuan, kjo përballje ka një rëndësi të veçantë, pasi shërben si përgatitje dhe test para superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti.Britaniku hyn në këtë sfidë si favorit i madh, por Prenga ka përpara një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në skenën më të madhe të boksit botëror.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, programi i mbrëmjes mund të pësojë vonesa për shkak të dueleve paraprake, ndërsa përballja mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Për boksierin shqiptar kjo është një natë që mund t’i ndryshojë karrierën, pasi një paraqitje e fortë ndaj një emri si Joshua do ta vendoste atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare./Telegrafi