Arijon Ibrahimovic e Skendër Nuraj shkëlqejnë në fitoren e thellë të Bayern Munichut

Arijon Ibrahimovic e Skendër Nuraj shkëlqejnë në fitoren e thellë të Bayern Munichut

Sport July 30, 2026 - 23:43

Bayern Munich qysh e ka “tradita” ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj ekipit Rottach-Egern.

“Bavarezzët” ishin të pamëshirshëm ndaj ekipit kundërshtar për të fituar me rezultat 0-15.

Në këtë fitore protagonist ishin edhe shqiptarët si Arijon Ibrahimovic, i cili mund të jetë prurja më e re e Kosovës, si dhe talenti Skendër Nuraj.

Ibrahimovic realizoi dy gola si dhe asistoi tre herë, derisa Nuraj, me vetëm 16-vjeç arriti ta tundër rrjetën një herë.

Ibrahimovic mbetet pjesë e ekipit të parë dhe i duhet ta bindë trajnerin Vincente Kompany, meqenëse aktualisht zë vend vetëm si alternativë e Luis Diaz.

Në anën tjetër, lojtari me prejardhje nga Prizreni mund të jetë emri më i ri i Kosovës, duke nisur nga shtatori në kuadër të Ligës së Kombeve. /telegrafi