Vedat Muriqi debuton me Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi debuton me Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve

Sport August 11, 2026 - 22:42

Sulmuesi Vedat Muriqi ka debutuar për Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e kthimit ndaj Sturm Graz.

Muriqi u rikthye te skuadra turke këtë verë, megjithatë ishte i pafat duke marrë një lëndim në këmbë menjëherë dhe si pasojë mungojë për disa javë.

Sidoqoftë, lojtari nga Prizreni e ka lënë pas lëndimin dhe ka zhvilluar minutat e parë me Fenerin kundër klubit austriak.

Në minutën e 77-të, Muriqi e zëvendësoi golashënuesin e vetëm deri më tani Taliscan, kësisoj do të provojë të lërë gjurmë menjëherë.

Muriqi përndryshe do të ketë një punë të vështirë për ta siguruar vendin e titullarit pasi përpos Taliscas që është në formë, Feneri e ka kompletuar edhe afrimin e Romelu Lukakut nga Napoli. /telegrafi