Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina

Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina

Sport August 18, 2026 - 19:54

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës, është shtyrë.

Lajmi u dha nga vet klubi i kryeqytetit, përmes një njoftimi në Facebook.

“Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për shtyrjen e kësaj përballjeje për shkak të angazhimit të Dritës në ndeshjen e play-offit të UEFA Conference League. Sipas vendimit, ndeshja do të zhvillohet në një datë të re, e cila do të caktohet dhe bëhet e ditur më vonë”, thuhet në deklaratë.

Për datën e re të zhvillimit të kësaj përballjeje, klubi tha se do të ketë njoftim me kohë.