Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në volejboll të Lojërave Mesdhetare
Sport
August 24, 2026 - 13:55
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar fitoren e dytë në lojërat mesdhetare “Taranto 2026”.
Vashat kosovare mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete: 30:28, 25:17, 19:25, 25:16.
Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në garë, pas triumfit ndaj Algjerisë, ndërsa ka edhe një humbje nga Greqia.
Ndeshja e radhës ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër, do të jetë vendimtare për kalimin tutje nga grupi.