Kombëtarja e Shqipërisë e fton për herë të parë futbollistin që aktivizohet në Skoci

Kombëtarja e Shqipërisë e fton për herë të parë futbollistin që aktivizohet në Skoci

Sport September 09, 2026 - 16:25

Përzgjedhësi Rolando Maran ishte në Skoci për të ndjekur Sabah Kerjotën.

“Hearts Standard” zbuloi surprizën e madhe ku po ashtu tregon se Kerjota mund të ftohet te Kombëtarja.

Image

Maran ndoqi ndeshjen e 29 gushtit, kur Heart fitoi 2:1 ndaj St. Johnstone. Kerjota qëndroi për 80 minuta në fushë me pretendentët për titull.

Ndërkohë ishte pikërisht Kerjota që shënoi golin e fitores ndaj Dundes në javën e fundit të kampionatit skocez. Sulmuesi nga Shkodra është në kuotën e një goli dhe tre asistimeve në fillimin e këtij sezoni.

Kujtojmë se gjithçka nisi për të në akademinë e Vllaznisë. Më pas provoi disa eksperienca me klubet amatore në Itali, pikërisht Seria D.

Më pas ishte Hearts që e transferoi në verën e vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe ka bërë mjaft mirë dhe madje ishte pranë shpalljes kampion me klubin në fjalë.

Shqipëria në shtator e nis fushatën në Ligën e Kombeve teksa më 26 shtator përballet në Tiranë më Bjellorusisë, e tre ditë më pas e sfidon San Marinon në udhëtim.