Vëllaznimi eliminohet nga Kupa Evropiane

Vëllaznimi eliminohet nga Kupa Evropiane

Sport September 13, 2026 - 17:21

Vëllaznimi i Gjakovës është eliminuar në raundin e parë të Kupës Evropiane në hendboll.

Skuadra gjakovare e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Tallinna Mistras, duke u mposhtur me rezultat 37:27 në Tallinn të Estonisë.

Vëllaznimi ishte mposhtur edhe në ndeshjen e parë, të zhvilluar të shtunën, duke i dhënë fund rrugëtimit evropian që në raundin hapës.

Në takimin e së dielës, më efikasi te skuadra kosovare ka qenë Mateus Henrique me gjashtë gola.

Luigj Kolaj dhe Mali Luzha kanë kontribuar me nga katër gola secili, por kjo nuk ka mjaftuar për ta shmangur eliminimin.