Ancelotti e konfirmon se Neymari e ka përfunduar me Brazilin

Ancelotti e konfirmon se Neymari e ka përfunduar me Brazilin

Sport September 14, 2026 - 21:44

Ndeshja kundër Norvegjisë në Kupën e Botës 2026 ka qenë paraqitja e fundit e Neymar me fanellën e Brazilit.

Trajneri i kombëtares braziliane, Carlo Ancelotti, e ka konfirmuar se nuk ka pasur ndryshim në vendimin e sulmuesit, i cili më herët kishte bërë të ditur se nuk dëshiron të rikthehet te “Seleçao”.

“Neymar e meritonte të ishte aty për shkak të cilësisë së tij. Ai tashmë e ka konfirmuar se nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai është i pazëvendësueshëm sepse ka qenë një talent i jashtëzakonshëm dhe unik”, ka thënë Ancelotti.

Tekniku italian e ka mbrojtur gjithashtu vendimin për ta ftuar futbollistin e Santos në Kupën e Botës, duke vlerësuar kontributin e tij në përfaqësuesen braziliane.