Momente frike në Mestalla, gjyqtari e ndali lojën për shkak të një tifozi
Sport
November 07, 2026 - 23:16
Ndeshja Valencia – Real Madrid u ndërpre për disa momente pas një rasti urgjent shëndetësor në tribunat e stadiumit Mestalla.
Referi Hernández Maeso vendosi ta ndalte lojën për t'ua mundësuar ekipeve të emergjencës të ndërhynin.
Tifozi e mori ndihmën e parë nga personeli mjekësor, me asistencën e Kryqit të Kuq dhe stafit të klubit vendas.
Pamjet në stadium krijuan momente shqetësimi, ndërsa tifozët u ngritën në këmbë duke duartrokitur gjatë largimit të personit nga tribunat.
Pas ndërhyrjes mjekësore, takimi rifilloi dhe deri në fund gjithçka shkoi në rregull.
Real Madridi fitoi pastër me rezultat 3:0 ndaj Valencias sonte. /Zëri