Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja, Granit Xhaka reagon fuqishëm

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja, Granit Xhaka reagon fuqishëm

Sport September 17, 2026 - 09:47

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhaka ka publikuar në “Instagram Story” një fotografi ku shihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në imazh shkruhet mesazhi: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”.

Postimi i futbollistit kosovar vjen pas vendimit të së mërkurës, më 16 shtator, kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Gjykata i shpalli ata fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Ky aktgjykim është i shkallës së parë, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë bërë të ditur se do ta apelojnë vendimin.

Reagimi i Xhakës vjen në një moment kur vendimi i Hagës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e figurave të njohura shqiptare, duke përfshirë edhe sportistë.

Image