Përzgjedhësi i Irlandës paralajmëron Kosovën: Askush s’do të përballet me ne, s’dimë për humbje

Përzgjedhësi i Irlandës paralajmëron Kosovën: Askush s’do të përballet me ne, s’dimë për humbje

Sport September 18, 2026 - 10:09

Përzgjedhësi i Irlandës Heimir Hallgrimsson ka paralajmëruar Kosovën për rekordin fantastik që e ka kombëtarja e tij, të cilët nuk dinë për humbje në shtatë përballje.

Irlanda po kalon një formë të shkëlqyer në aspektin sportiv, ku humbjen e fundit e kanë ndaj Portugalisë më 11 tetor 2025 (1-0).

Kosova do të jetë nikoqire e Irlandës më 24 shtator, kurse Hallgrimssoni iu ka kujtuar “Dardanëve” formën e shkëlqyer që po kalojnë si skuadër.

“Jemi në një seri pozitive dhe duam ta vazhdojmë atë. Jemi të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit dhe mendoj se asnjë kombëtare nuk dëshiron të luajë kundër Irlandës për momentin”, deklaroi ai.

Irlanda të enjten edhe e bëri publike listën e të ftuarve, ku ndër të tjera ishte edhe djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata, pra Roko.

Irlanda publikon listën për Kosovën, ftohet edhe djali i ish-kapitenit të Shqipërisë

Përndryshe, lista e Kosovës pritet të bëhet publike këtë të premte, ku do të ketë ndryshime të mëdha, ngase Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj kanë vendosur të pensionohen, derisa është ftuar për herë të parë mesfushori Dion Kacuri.