Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja tek Itali – Belgjikë dhe Turqi – Francë
Sport
September 25, 2026 - 10:54
Faza e grupeve të Ligës së Kombeve vazhdon sot me tetë ndeshje, të vlefshme për xhiron e parë të edicionit 2026/27. Në program janë disa përballje interesante, me dy superndeshje që zhvillohen në Ligën A.
Ndeshjet nisin në orën 18:00, me Gjeorgji – Irlandë e Veriut dhe Armeni – Letoni, ndërsa në orën 20:45 zhvillohen gjashtë përballje të tjera.
Në Ligën A, Italia pret Belgjikën, ndërsa Turqia përballet me Francën. Po në këtë orar, Hungaria luan ndaj Ukrainës, Polonia pret Bosnjë e Hercegovinën, Suedia përballet me Rumaninë, ndërsa Mali i Zi luan ndaj Qipros.
Ndeshjet e sotme:
18:00
Gjeorgji – Irlandë e Veriut
Armeni – Letoni
20:45
Itali – Belgjikë
Turqi – Francë
Hungari – Ukrainë
Poloni – Bosnjë e Hercegovinë
Suedi – Rumani
Mal i Zi – Qipro.