Gjimshiti para ndeshjes ndaj Bjellorusisë flet pa doreza: Duam ta shkruajmë sërish historinë

Gjimshiti para ndeshjes ndaj Bjellorusisë flet pa doreza: Duam ta shkruajmë sërish historinë

Sport September 25, 2026 - 15:44

Në prag të ndeshjes së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka dalë para mediave për të ndarë pritshmëritë, atmosferën në kampin kuqezi dhe objektivat kryesore të skuadrës.

Qendërmbrojtësi kuqezi theksoi se ekipi ndodhet në një formë shumë të mirë dhe se koha në dispozicion ka ndihmuar në konsolidimin e ideve të trajnerit.

Besoj se e kemi gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më tepër kohë sesa në fund të sezonit të kaluar dhe këto ditë na kanë shërbyer për t’u njohur me idetë e trajnerit dhe me lojtarët e rinj. Është një frymë shumë e mirë në Kombëtare. Rikthimi i Etritit është një gjë shumë e mirë dhe do të na japë një dorë,” deklaroi Gjimshiti.

Gjimshiti komentoi me humor edhe lëvizjen e tij të fundit në kampionatin e Arabisë Saudite, duke thënë se ia ka hapur rrugën bashkëlojtarit të tij, Kristjan Asllanit, ndërsa theksoi se niveli i kësaj lige shpesh nënvlerësohet nga jashtë.

Ia kam hapur rrugën Asllanit (qesh). U largova me marrëveshje nga Atalanta, por nga larg nuk duket se çfarë niveli është. Është një ligë e vështirë dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos për mbrojtësit, sepse çdo ekip atje ka një sulmues me emër”, shtoi kapiteni.

Për sa u përket synimeve të kuqezinjve, Gjimshiti ishte i qartë: Shqipëria synon të shkruajë sërish historinë duke kërkuar kualifikimin për herë të tretë në një Kampionat Evropian.

Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Evropian. Ky është synimi ynë, i lojtarëve dhe i trajnerit,” nënvizoi ai.

Lidhur me skemën me të cilën pritet të luajë ekipi në fushë, mbrojtësi theksoi se rëndësi ka zgjedhja e elementëve më të mirë dhe jo numri i mbrojtësve në prapavijë.

Kam folur shumë me trajnerin gjatë kësaj kohe dhe besoj se do të luajnë ata që ai mendon se janë më të mirët për momentin. Nëse do të luajmë me tre apo me katër mbrojtës, kjo nuk ka shumë rëndësi”, përfundoi Gjimshiti para gazetarëve.