Rodrygo afër rikthimit nga lëndimi i gjatë, ka nisur të punojë me top

Rodrygo afër rikthimit nga lëndimi i gjatë, ka nisur të punojë me top

Sport September 28, 2026 - 18:41

Sipas “MARCA”, sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, sot ndërmori një nga hapat më të shumëpritur të rikuperimit të tij nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL).

Sulmuesi brazilian preku sërish një top futbolli në Valdebebas, një moment që në dukje mund të duket rutinë, por që ka një rëndësi shumë më të madhe për një lojtar që ka kaluar më shumë se gjashtë muaj larg fushës.

Ky ishte hapi i fundit në një proces rehabilitimi që sulmuesi po e kalon me durim që nga dimri i kaluar dhe që tani ka filluar t’u afrohet fazave të fundit.

Më 2 mars, në ndeshjen ndaj Getafes, Rodrygo pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe të meniskut lateral në gjurin e djathtë, dëmtimi më i rëndë i karrierës së tij.

Kjo e la jashtë pjesës vendimtare të sezonit të kaluar, si dhe Kupës së Botës 2026, ku shpresonte të luante me Brazilin nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Më 10 mars, ai iu nënshtrua operacionit, duke nisur një proces rehabilitimi që parashikohej të zgjaste tetë ose nëntë muaj.

Që atëherë, Rodrygo ka kaluar në mënyrë të qëndrueshme dhe pa nxituar nëpër secilën fazë, i vetëdijshëm se ka pak vlerë përshpejtimi i rikuperimit nga një dëmtim i kësaj shkalle.

Real Madridi, nga ana e tij, ka mbajtur kontroll të rreptë mbi afatet dhe nuk ka qenë i gatshëm të përshpejtojë asnjë fazë të procesit.

Momenti i parë i madh erdhi në fillim të shtatorit, kur braziliani u rikthye në fushën stërvitore për të vrapuar i ndarë nga grupi.

Disa javë punë kanë kaluar tashmë nga ajo seancë e kontrolluar vrapimi deri te kontakti i parë me topin.

Tani, me topin sërish në këmbët e tij, Rodrygo po hyn në fazën e fundit të një procesi që ende parashihet të përfundojë me rikthimin e tij mes dhjetorit dhe janarit.

Megjithatë, ende ka punë për të bërë, veçanërisht për rikthimin e formës fizike për ndeshje, ritmit dhe besimit të plotë te gjuri që iu nënshtrua operacionit.

Pjesa më e vështirë e procesit tashmë është pas tij dhe Rodrygo po i afrohet gradualisht rikthimit te një ekip që ka ndryshuar shumë gjatë mungesës së tij.

Më e rëndësishmja për Real Madridin është se ai nuk është lojtari i vetëm që po sheh fundin e rehabilitimit.

Eder Militao, një tjetër brazilian që ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushës, tashmë po vrapon së bashku me bashkëlojtarët e tij.

Edhe Ferland Mendy po përparon në rikuperimin e tij dhe është parë duke punuar me topin.

Këto tri rikthime graduale do t’i japin Jose Mourinhos lojtarë që kanë munguar në fazat e para të sezonit.