Formacionet zyrtare: Kosovë – Austri
Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Austrisë si dhe të mbajë shpresat gjallë për vendin e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda sërish ka vendosur një sistem ndryshe, me një formacion mjaft ofensivë, ku sulmi është i ndërtuar nga Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Në mesfushë janë rikthyer dyshja Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, njësoi si Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda nëpër krahë.
Ndërkohë, Foda i ka besuar sërish Ron Raçit në qendër pranë Lumbardh Dellovës dhe Ilir Krasniqit. Në portë do të jetë Amir Shaipi.
Kosovë: Shaipi; Krasniqi, Dellova, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zabërgja, Zhegrova; Muriqi.
Austri: Schlager; Danso, Schlager, Posch, Seiwald, Shmid, Bacher, Laimer, Wimmer, Prass, Gregoritsch.
Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.