“Ndjenja do të ishte ndryshe po të fitonim”, Fisnik Asllani iu premton tifozëve: Do të japim maksimumin
Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova e meritoi fitoren ndaj Austrisë, por ky është futbolli.
“Dardanët” u ndalën nga Austria, në një sfidë ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Asllani për “Klan Kosova” pas ndeshjes deklaroi se i tërë ekipi ka luajtur mirë pavarësisht që nuk arritëm fitoren.
“Fatkeqësisht nuk fituam. Normalisht, ndjenja do të ishte ndryshe po të fitonim, por duhet me pranu, ky është futbolli”.
“Energjia ka qenë shumë e lartë. E kemi ditë që fusha nuk ka qenë më e mira, por energjinë të sjellim në fushë. Krejt ekipi e ka bërë, prandaj jam krenar me secilin”.
Ai ndër të tjera foli edhe për golin te aksioni i kompletuar, si dhe premtoi se do të japin gjithnjë më të mirën.
“Kemi luajtur shumë mirë. Mërgimi, Leoni, tani te Edoni, i cili eci me top dhe ma ka qitë perfekt dhe më bëra që ta dërgoi topin në portë. Siç kam thënë edhe më herët, unë jam në formë të mirë fizike”.
“Besoj që të shkojmë hap pas hapi. Lojën e parë me Izraelin, aty të fitojmë. E tani të shohim qysh o situata edhe në grup. Kemi më dhënë maksimumin, çfarë bëjmë të tjerët nuk mundemi të ndikojmë”.
Kosova në nëntor do të përballet me Izraelin dhe Irlandën.