Trepça u kthehet fitoreve, triumfon bindshëm ndaj Vëllaznimit
Trepça i është kthyer fitoreve në elitën e basketbollit kosovar, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 94:70.
Skuadra mitrovicase shënoi kështu fitoren e parë në palestrën “Minatori” këtë sezon, duke treguar epërsi ndaj ekipit gjakovar.
Trepça pati kontribut të rëndësishëm nga disa basketbollistë, pasi gjashtë lojtarë të saj e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.
Më efikasi te mitrovicasit ishte Ja’cori Payne, i cili realizoi 16 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt triumfit.
Në anën tjetër, te Vëllaznimi u dallua Kentrell Pullian, që ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 18 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e skuadrës gjakovare.
Me këtë fitore, Trepça synon të vazhdojë me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.