Araujo: Liverpooli mund të garojë për katër trofetë

Araujo: Liverpooli mund të garojë për katër trofetë

Sport October 20, 2026 - 13:00

Ronald Araujo beson se Liverpooli mund të sfidojë në çdo front këtë sezon, duke këmbëngulur se skuadra është "në rrugën e duhur", pavarësisht një nisjeje të përzier.

Reds e kanë nisur sezonin në Ligën Premier me formë të përzier, duke marrë tri fitore, tri barazime dhe një humbje dhe duke u renditur në pozitën e pestë pas shtatë xhirosh.

Megjithatë, klubi nga Anfield ka dy fitore nga dy ndeshjet e para të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve dhe mbrojtësi i ardhur këtë verë nga Barcelona, Aruajo, beson se ekipi i tij është i aftë të luftojë për të gjithë trofetë.

Superkompjuteri i Opta-s befason me parashikimet pas vetëm dy xhirove në Ligën e Kampionëve

"Mund të garojmë në të katër garat ku marrim pjesë. Është një sezon i gjatë, por jemi në rrugën e duhur. Po punojmë mirë, pavarësisht se nuk kemi pasur rezultate të shkëlqyera. Ekipi po ecën përpara dhe po përparon", ka thënë Araujo.

Araujo tha se është "shumë i lumtur" në Liverpool sepse u prit "në një mënyrë fantastike" me të mbërritur. Ai dëshiron ta shpërblejë këtë duke "dhënë gjithçka në stërvitje dhe në çdo ndeshje".

Uruguaiani ka luajtur kryesisht si mbrojtës i djathtë nën drejtimin e Andoni Iraola gjatë mungesës së Conor Bradley. /telegrafi