Agim Ademi e konfirmon se “mburoja e tij” Çeferini e ka “në dorë” atë, kreu i FFK-së ia kthen shpinën Infantinos dhe ia mban anën UEFA-s

Agim Ademi e konfirmon se “mburoja e tij” Çeferini e ka “në dorë” atë, kreu i FFK-së ia kthen shpinën Infantinos dhe ia mban anën UEFA-s

Sport October 22, 2026 - 12:13

Kohëve të fundit UEFA i ka shpallur “luftë” kreut të FIFA-s, Gianni Infantino.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, është absolutisht kundër që presidenti aktual i FIFA-s ta marrë edhe një mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Çeferini i ka në dorë thuajse të gjitha vendet e Ballkanit, nga të cilat i ka të sigurta votat dhe edhe Kosova bën pjesë në këtë rreth.

Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kur ishte “në zor”, kërkonte ndihmë dhe mbështetje nga slloveni.

E tash Ademi në një intervistë për KosovaPress ka konfirmuar se ia mban anën Çeferinit, në betejën e këtij të fundit me kreun e FIFA-s, Infantino.

Për ta mbajtur raportin e mirë me Infantinon, kreu i FFK-së ia ktheu shpinën presidentit të FIFA-s.

“Sa i përket FIFA-s, domethënë që është përballja ose këto kritika, kritika ndaj njëri-tjetrit (Infantino dhe Çeferin), këto janë të nivelit të lartë, ne jemi anëtarë. Do të thotë, fillimisht jemi anëtarë të UEFA-s dhe flasim qysh flet UEFA, sepse jemi anëtarë të tillë. Gjithsesi, ne jemi anëtarë edhe të FIFA-s dhe jemi mundi me qenë korrekt. Aty ku e ke shtëpinë ti duhesh me qenë me shtëpinë tënde mirë. Fillimisht duhet ta përkrahësh shtëpinë tënde, edhe kur është mirë, edhe kur është keq. Në këtë rast ne e kemi përkrahur UEFA-n dhe e përkrahim”, theksoi Agim Ademi. /Zëri