PSG-ja e mposht Barcelonën
Paris Saint-Germain e ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 4:2, në ndeshjen e zhvilluar në "Parc des Princes", duke e regjistruar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore, PSG e ka vazhduar serinë pa humbje në trembëdhjetë ndeshje në këtë garë dhe ka mbetur në krye të tabelës me pikë të plota. Në anën tjetër, Barcelona e ka pësuar humbjen e parë në sezonin 2026/27.
Skuadra franceze e ka nisur ndeshjen me presion të madh. Që në minutat e para, Khvicha Kvaratskhelia e ka goditur shtyllën, ndërsa Ousmane Dembele dhe Desire Doue kanë rrezikuar portën e katalonasve.
Barcelona ka pasur vështirësi në qarkullimin e topit, por më pas ka krijuar disa raste të mira. Portieri i saj, Joan Garcia, ka bërë disa pritje të rëndësishme, duke e mbajtur ekipin në lojë.
Megjithatë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Desire Doue e ka kaluar PSG- në epërsi me një goditje të fortë dhe të saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.
Barcelona e ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe e ka barazuar rezultatin përmes Xavi Espart, i cili e ka shënuar golin në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.
PSG e ka rikthyer epërsinë pas një goditjeje nga këndi. Lucas Hernandez ka shënuar me kokë, ndërsa Barcelona ka reaguar sërish përmes Lamine Yamal, i cili e ka barazuar rezultatin në 2:2 me një goditje nga një kënd shumë i vështirë.
Megjithatë, barazimi nuk ka zgjatur shumë. Vetëm dy minuta më vonë, Vitinha e ka kaluar sërish PSG në epërsi me një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë.
Në minutat e fundit, Fabian Ruiz e ka shënuar edhe golin e katërt për parisienët, duke e vulosur fitoren 4:2.
Për Barcelonën, humbja e radhës në këtë garë e ka nxjerrë në pah edhe një problem në mbrojtje. Skuadra katalonase nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në tetëmbëdhjetë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.
REZULTATET E NDESHJEVE TË SONTME:
