Kane mahnit botën - shënon, asiston dhe ekzekuton rivënie nga porta

Kane mahnit botën - shënon, asiston dhe ekzekuton rivënie nga porta

Sport October 22, 2026 - 13:33

Harry Kane zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në barazimin 2-2 mes Bayern Munichut dhe Arsenalit, duke hyrë në histori të Champions League-s me një kombinim të rrallë veprimesh.

Sulmuesi anglez shënoi nga penalltia, asistoi për golin e Alphonso Daviesit dhe, në një moment të pazakontë, ekzekutoi edhe një rivënie nga porta, duke nisur një aksion të rrezikshëm për Bayernin.

Sipas Optas, Kane u bë lojtari i parë në Champions League, që nga sezoni 2003/04, që shënon gol, jep asist dhe ekzekuton rivënie nga porta në të njëjtën ndeshje.

“Nuk e kam parë kurrë një sulmues qendre të ekzekutojë një rivënie nga porta”, deklaroi Thierry Henry, ndërsa Steven Gerrard e vlerësoi Kanen si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Anglisë. /Zëri