Barcelona e refuzoi, Bernardo Silva tani lufton për një vend titullari te Real Madrid

Barcelona e refuzoi, Bernardo Silva tani lufton për një vend titullari te Real Madrid

Sport October 23, 2026 - 15:11

Bernardo Silva zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, por aventura e tij në kryeqytetin spanjoll nuk po shkon sipas pritshmërive.

Pas nëntë sezonesh te Manchester City, portugezi iu bashkua madrilenëve si lojtar i lirë, me pritshmëritë për të pasur rol të rëndësishëm në projektin e Jose Mourinhos.

Megjithatë, rikthimi i Aurelien Tchouamenit dhe paraqitjet e Arda Gulerit ia kanë vështirësuar pozitën.

Sipas gazetës “Sport”, Silva e ka humbur vendin në formacion dhe ka luajtur gjithnjë e më pak minuta.

Një sinjal pozitiv erdhi në Ligën e Kampionëve, kur ai shënoi golin e parë me fanellën e Real Madridit në fitoren 4-1 ndaj Leipzigut.

Tani, përpara El Clasicos kundër Barcelonës, mesfushori portugez ka mundësinë të dëshmojë se meriton më shumë hapësirë në skuadër.

Në Katalonjë, zgjedhja e tij për të kaluar te rivali i përjetshëm i Barcelonës ndiqet me interes, sidomos duke parë vështirësitë që po përjeton në fillim të aventurës madrilene. /Zëri