Camavinga e befason Mourinhon, mund të luajë si titullar sonte në El Clásico

Camavinga e befason Mourinhon, mund të luajë si titullar sonte në El Clásico

Sport October 25, 2026 - 14:07

Eduardo Camavinga mund të jetë një nga surprizat e José Mourinhos në El Clásico kundër Barcelonës.

Mesfushori francez ka rritur shanset për të qenë titullar pas paraqitjes së mirë ndaj RB Leipzigut, ndërsa Mourinho po e shqyrton mundësinë që ta aktivizojë përkrah Aurélien Tchouaménit.

Kjo dyshe do t’i jepte Real Madridit më shumë forcë fizike dhe agresivitet në mesfushë, me synimin për të frenuar lojën e Barcelonës.

Pas një periudhe me minuta të kufizuara, Camavinga mund të ketë një mundësi të madhe për të fituar besimin e trajnerit portugez në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.