Mourinho: Fitore e madhe, por nuk do t’ju lejoj të fluturoni me mendje në qiell

Mourinho: Fitore e madhe, por nuk do t’ju lejoj të fluturoni me mendje në qiell

Sport October 26, 2026 - 08:19

Jose Mourinho është shprehur i kënaqur pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, por ka paralajmëruar lojtarët e tij që të mos e humbasin përqendrimin.

“Është një fitore e madhe, por kur të kthehemi në stërvitje, nuk do t’i lejoj lojtarët ta kenë kokën në re. Real Madridi nuk luan vetëm për të fituar në ‘Camp Nou’, por për ta fituar kampionatin”, deklaroi portugezi.

Mourinho vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke theksuar organizimin dhe qetësinë e treguar gjatë ndeshjes.

Ai gjithashtu kritikoi VAR-in për mosndëshkimin me karton të kuq të João Cancelos pas ndërhyrjes ndaj Yan Diomandes, ndërsa përgëzoi Marc Cucurellan për paraqitjen ndaj Lamine Yamalit.

Trajneri madrilen e bëri të qartë se fitorja në "El Clasico" ka vlerë vetëm nëse skuadra vazhdon me rezultate pozitive në garën për titullin. /Zëri