“Doja vetëm Spartakun”, Mirlind Daku thotë se refuzoi klubin e Serie A
Sulmuesi Mirlind Daku kishte dëshirë vetëm t’i bashkohej Spartakut të Moskës, prandaj edhe refuzoi një ofertë nga një klub i Serie A.
Ylli shqiptar në një intervistë për “SovSport” ka shpjeguar se Spartaku ishte zgjedhja e vetme për të.
“A kishe oferta tjera? Po, por kur e pashë Spartakun, dëshiroja t’iu bashkohesha vetëm atyre”.
“Nga kush ishe? Itali, Serie A. A ishte klub i mirë? Po. A janë mbi mesin e tabelës? Nuk e di (qesh)”, ishte deklarata e Dakut për mediumin rus.
Daku iu bashkua Spartakut në një marrëveshje rekord prej 12 milionë eurove nga Rubin Kazani, kurse së fundmi ka arritur të fitojë edhe vendin në formacionin e klubit.
Ai shkëlqeu në paraqitjen ndaj ish-klubit, ku realizoi dy gola. Përndryshe, në Superligën Ruse ka tri gola dhe një asistim në nëntë paraqitje.
Në përgjithësi, përfshirë Kupën e Rusisë, Daku ka shënuar pesë gola për Spartakun si dhe kontribuar me dy asistime, brenda vetëm 482 minutave të zhvilluar në fushë. Përpos pozitës së qendërsulmuesit, ai u përdorë edhe si sulmues i dytë si dhe një herë si mesfushor ofansiv.