Gazetari spanjoll e votoi Mbappen para Yamalit për Topin e Artë
Sport
October 31, 2026 - 11:39
José Félix Díaz, përfaqësuesi i Spanjës në votimin për Topin e Artë 2026, e renditi Kylian Mbappenë në vendin e parë, përpara Lamine Yamalit dhe Harry Kane, të cilët i pozicionoi në vendin e dytë dhe të tretë.
Vendimi i drejtorit editorial të gazetës AS ka ngjallur vëmendje, pasi Mbappe nuk fitoi asnjë trofe madhor sezonin e kaluar, ndërsa Yamal fitoi Botërorin me Spanjën, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës me Barcelonën.
Megjithatë, Yamal përfundoi vetëm në vendin e tretë në renditjen përfundimtare, ndërsa Kane fitoi çmimin. /Zëri