Bojan Dimoski i Shkëndijës shprehet optimist para ndeshjes me Bregallnicën

Bojan Dimoski i Shkëndijës shprehet optimist para ndeshjes me Bregallnicën

Sport October 31, 2026 - 13:15

Mbrojtësi i majtë i KF Shkëndija, Bojan Dimovski, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së xhiros së 12-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Bregallnicës, e cila luhet të dielën në stadiumin e qytetit me fillim në orën 14:30.

…përgatitjet për Bregallnicën…

Bojan Dimovski: “Mirë, punuam gjithë javën mirë, maksimalisht u përgatitëm për këtë ndeshje. Mendoj se jemi gati për këtë ndeshje, na pret një sfidë e rëndësishme si mysafirë, por për ne nuk ka rëndësi se në cilin terren luajmë, nëse është mysafir ose vendas, Shkëndija gjithmonë shkon në fitore, ashtu do të jetë dhe nesër kundër Bregallnicës dhe shpresoj se do të luajmë maksimalisht dhe do t’i fitojmë tre pikët.”

Image

…menaxhimi i aspektit psikologjik…

Bojan Dimovski: “Pa dyshim që është normale kur keni shumë ndeshje dhe në Evropë dhe në ligë të keni ndonjë krizë të vogël në lojë, por Shkëndija di të bartet me këtë situatë dhe ne lojtarët dimë të bartemi me këtë. Unë mendoj se ne kemi më shumë kualitet nga të gjitha ekipet tjera në ligë, por këtë duhet ta dëshmojmë në terren. Besoj se do të kthehemi te fitoret dhe do të kapim një seri të re, siç e kishim në fillim të kampionatit, dhe mendoj se do të bëjmë sërish epërsi pikësh në tabelë.”

…rikuperimi nga nga lëndimi dhe forma…

Bojan Dimovski: “Duhet të pranoj se ende nuk jam plotësisht fit, por maksimalisht punoj dhe jam i përgatitur për çdo ndeshje të jap 100%. Për sa i përket psikologjisë, vërtet është e vështirë për çdo lojtar kur është i lënduar dhe jashtë fushave, sidomos kur i humbet ritmi i ndeshjeve. Por ne jemi profesionistë dhe mendoj se kjo është pjesë e futbollit.”

…ndeshjet ndaj Bregallnicës…

Bojan Dimovski: “Po, sigurisht. Bregallnica është kundërshtar interesant, gjithmonë duelet me Shkëndijën kanë qenë interesante. Jashta terrenit ka miqësi të madhe ndërmjet klubeve, por kur do të fillojë ndeshja, mendoj se çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe secili e kërkon të mirën për vete. Prandaj edhe ne do të shkojmë për tre pikët në Shtip.”