Arsenali triumfon në Anfield, mposht Liverpoolin dhe ngjitet në krye të Premierligës
Sport
November 01, 2026 - 19:32
Arsenali ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat 0:1 në stadiumin “Anfield”, në kuadër të Premierligës.
Skuadra londineze ka arritur të marrë tri pikë të arta në një prej transfertave më të vështira të kampionatit, duke e mposhtur Liverpoolin në shtëpinë e tij.
Ky triumf ka rëndësi të veçantë për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta, pasi me këtë rezultat Arsenali ngjitet në pozitën e parë të tabelës së Premierligës.
Ndërkohë, Liverpooli pëson një tjetër goditje në garën për kreun, duke mos arritur të përfitojë nga avantazhi i të luajturit para tifozëve të vet. /Zëri