Sergio Conceiçao do të jetë trajner i ri i Vedat Muriqit në Fenerbahçe

Sergio Conceiçao do të jetë trajner i ri i Vedat Muriqit në Fenerbahçe

Sport November 02, 2026 - 15:07

Sergio Conceiçao pritet të marrë drejtimin e Fenerbahçes. Mediat turke raportojnë se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe se trajneri portugez është ftuar në Stamboll për të përmbyllur marrëveshjen.

Fenerbahçe po kërkonte një trajner të ri pas largimit të Ismail Kartalit, ndërsa zgjedhja përfundimtare duket se ka rënë mbi ish-trajnerin e Milanit dhe Portos.

Në favor të Conceiçãos thuhet se ka folur edhe Jorge Jesus, ish-trajner i Fenerbahçes, i cili është kontaktuar nga drejtuesit për të dhënë mendimin e tij rreth trajnerit portugez.

Image

51-vjeçari së fundmi ishte në krye të Al-Ittihadit në Arabinë Saudite, ndërsa periudhën më të suksesshme të karrierës e kaloi te Porto, ku fitoi tri herë kampionatin portugez.

Nëse marrëveshja finalizohet, ai do të ketë menjëherë një sfidë të madhe, pasi Fenerbahçen e pret ndeshja ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. /Zëri