Shkëndija synon ta vazhdojë marshimin drejt titullit, këtë herë në Strugë!

Shkëndija synon ta vazhdojë marshimin drejt titullit, këtë herë në Strugë!

Sport November 03, 2026 - 00:04

Shkëndija po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, duke treguar vazhdimisht forcën, cilësinë dhe ambicien për të qenë në majën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Kuqezinjtë e Tetovës e kanë krijuar një ritëm mbresëlënës dhe janë të vendosur ta ndjekin ëndrrën e titullit të kampionit deri në fund të sezonit.

Sfida e radhës i pret në udhëtimt ndaj Strugës T&L, në kuadër të javës së 13-të të kampionatit.

Një tjetër provë e rëndësishme për skuadrën tetovare, që synon ta vazhdojë serinë pozitive dhe ta bëjë edhe një hap drejt objektivit madhor.

Të shtunën, më 7 Nëntor, nga ora 12:00 në Strugë, Shkëndija i kërkon tri pikët e radhës! /Zëri