Gazetari spanjoll e alarmon Real Madridin: Vinicius po vuan nga mërzia dhe mund të shkaktojë krizë në skuadër

Gazetari spanjoll e alarmon Real Madridin: Vinicius po vuan nga mërzia dhe mund të shkaktojë krizë në skuadër

Sport November 07, 2026 - 11:46

Situata e Vinicius Junior te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa kritikat ndaj paraqitjeve të tij janë shtuar pas fitores së fundit ndaj AEK Athinës në Ligën e Kampionëve.

Gazetari i njohur spanjoll Jesus Gallego, në një koment për gazetën “AS”, ka vlerësuar se aktivizimi i Viniciusit në formacionin titullar po dëmton ekuilibrin e skuadrës së Jose Mourinhos.

Sipas tij, trajneri portugez ndryshoi skemën që kishte funksionuar në ndeshjet e fundit, vetëm për t'i bërë vend brazilianit pa sakrifikuar Yan Diomanden.

Gallego shkon edhe më tej në kritikën e tij, duke theksuar se problemi i Viniciusit nuk lidhet më vetëm me mungesën e efektivitetit para portës.

Sipas gazetarit, braziliani po shfaq mungesë të theksuar vetëbesimi, mërzi dhe indiferencë ndaj lojës, sikur ajo që po ndodh në fushë të mos ketë më shumë rëndësi për të.

Për këtë arsye, gazetari mendon se Vinicius duhet të ulet në bankën rezervë dhe të fitojë sërish vendin përmes paraqitjeve në stërvitje dhe minutave që merr në fushë.

Ai duhet të tregojë më shumë angazhim, të ndihmojë edhe në fazën defensive dhe të luftojë për ekipin, ashtu siç po bën Diomande.

Në fund, Gallego paralajmëron se nëse braziliani nuk arrin të ndryshojë qasjen e tij, mund t'i duhet të presë deri në verë për një transferim të madh te një klub ku do të kishte sërish rolin e yllit kryesor. /Zëri