“Albanian Psycho” nuk njeh rivalë, shqiptari shkatërron kundërshtarin dhe merr fitoren e dytë në BKFC
Gzim Selmani, i njohur me nofkën “Albanian Psycho” ka shënuar fitoren e dytë në boksin pa dorëza (BKFC).
Selmani ka filluar të bëjë emër në në BKFC, ku këtë herë e mposhti Reece Heer me vendim unanim të gjyqtarëve.
Shqiptari ishte dominues në të gjitha raundet, ku faktikisht edhe arriti ta rrëzojë kundërshtarin.
“EASY WORK MFERS” Gzim Selmani racks up another win tonight in Glasgow.
#BKFC96 | Live NOW on BKFC+ https://t.co/7ILAKbH7yD
— Bare Knuckle FC (@bareknucklefc) November 7, 2026
Si rrallë herë, të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Selmanit, ku të gjithë e vlerësuan meçin me pikë 50-43 në favor të “Albanian Psycho”.
Kësisoj, kjo është fitorja e dytë për boksierin e fuqishëm shqiptar po në aq ndeshje, ndërsa objektivi është i qartë, epiteti i kampionit të botës.
Gzim Selmani defeats Reece Heer via Unanimous Decision (50-43, 50-43, 50-43)
#BKFC96 #bkfcglasgow https://t.co/h3Y7No9Kzd
— Scott (@ScottishProbl) November 7, 2026