Shtatë medalje për Kosovën në Ballkanikun e karatesë, Emira Maqedonci shpallet kampione

Shtatë medalje për Kosovën në Ballkanikun e karatesë, Emira Maqedonci shpallet kampione

Sport November 08, 2026 - 18:07

Përfaqësuesit e rinj të Kosovës kanë shënuar sukses në Kampionatin Ballkanik të karatesë, duke fituar gjithsej shtatë medalje: një të artë, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Garën e zhvilluar në Stamboll të Turqisë, për kadetë, juniorë dhe kategorinë U21, e kurorëzoi me medalje të artë Emira Maqedonci. Ndërkohë, medaljet e argjendta i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, kurse me medalje të bronzta u shpërblyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Suksesi i Kosovës u konfirmua edhe në garat ekipore. Ekipet e kadetëve, në konkurrencën e vajzave dhe të djemve, fituan medalje të bronzta, ndërsa të njëjtin sukses e arriti edhe ekipi i juniorëve në konkurrencën e djemve.

Federata e Karatesë e Kosovës e ka vlerësuar këtë rezultat si dëshmi të talentit dhe punës së sportistëve të rinj, duke uruar garuesit, trajnerët dhe gjithë ekipin për suksesin e arritur. /Zëri