Ylli shkëlqen ndaj Bashkimit

Ylli shkëlqen ndaj Bashkimit

Sport November 08, 2026 - 21:46

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit, duke e mposhtur me rezultat 105:86, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda ishte më e mirë gjatë gjithë përballjes, duke dominuar që nga fillimi dhe duke arkëtuar një fitore të merituar ndaj nënkampionit të Kosovës.

Më i dalluari te vendasit ishte Davontrey Thomas, i cili e përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe dhjetë kërcime.

Në anën tjetër, te Bashkimi u veçua Shannon Shorter me 26 pikë, ndërsa Divine Myles kontribuoi me 23 pikë.

Kështu, Ylli regjistron një tjetër fitore të rëndësishme në kampionatin elitar të basketbollit kosovar./rtk