Partizani në zi për vdekjen e Xhevat Prekazit: Ishte shtëpia e tij e dytë

Partizani në zi për vdekjen e Xhevat Prekazit: Ishte shtëpia e tij e dytë

Sport November 09, 2026 - 08:54

Klubi i njohur serb, Partizani i Beogradit, ka reaguar me dhimbje dhe pikëllim pas lajmit për vdekjen e legjendës së futbollit të këtij klubi, Xhevat Prekazi.

Përmes një komunikate zyrtare, Partizani ka kujtuar kontributin e ish-futbollistit shqiptar, i cili fanellën bardhezi e veshi që në grupmoshat e reja, ndërsa në ekipin e parë luajti nga viti 1976 deri më 1983.

Gjatë kësaj periudhe, Prekazi regjistroi 175 paraqitje dhe shënoi 23 gola.

Me Partizanin, ai fitoi tri tituj kampioni (1975/76, 1977/78 dhe 1982/83), si dhe Kupën Mitropa në vitin 1978.

Pas largimit nga Beogradi, karrierën e vazhdoi te Hajduku, përpara se të transferohej në Turqi, ku luajti për Galatasarayn, Altayn dhe Bakirköysporin. Në Stamboll, një rrugë mban edhe emrin e tij.

“Megjithatë, Xhevat Prekazi gjithmonë ka theksuar se Partizani ishte shtëpia e tij e dytë, të cilën e vizitonte shpesh dhe ku ndiqte rregullisht rezultatet e skuadrës bardhezi”, thuhet në reagimin e klubit.

Në fund të komunikatës, Partizani ka bërë të ditur se vendi dhe koha e ceremonisë mortore do të njoftohen në një moment të mëvonshëm.

“Preki, faleminderit për gjithçka dhe pusho në paqe”, përfundon mesazhi prekës i klubit serb.