FFK-ja e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

FFK-ja e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

Sport November 09, 2026 - 12:26

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, thotë se Enis Rexhepit ende s’i është kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës së fundit nga FIFA.

Rexhepi është një nga tri risitë e Kosovës, duke përfshirë dyshen, Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi.

Sidoqoftë, Shala në konferencë për shtyp njoftoi se FIFA ende nuk e ka aprovuar afrimin e Rexhepit.

“Dokumentacionet janë kryer për Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberin, mirëpo jo për Enis Rexhepin. Jemi në pritje të përgjigjes së FIFA-s”.

Ndërkohë, ai gjithashtu informoi se Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani do të mungojnë si pasojë e lëndimeve të pësuar me klubet e tyre.

“Ka pak ndryshime në listë, fatkeqësisht do të mungojnë Erblin Osmani dhe Valmir Matoshi, të cilët kanë pësuar lëndime”.

“Lumbardh Dellova do t’i bashkohet grupit, por do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të jetë i gatshëm nëse gjithnjë konfirmohet se do të jetë gati”.

Kujtojmë, Kosova do të përballet me Izraelin dhe Irlandën më vonë këtë muaj.