Interi synon ta rinovojë kontratën me Calhanoglun, por paga mbetet pengesë

Interi synon ta rinovojë kontratën me Calhanoglun, por paga mbetet pengesë

Sport November 10, 2026 - 08:08

Interi po punon për vazhdimin e bashkëpunimit me Hakan Calhanoglun, me synimin që marrëveshja e re të arrihet brenda këtij viti.

Mesfushori turk ka kontratë me zikaltërit deri në qershor të vitit 2027, ndërsa të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar së bashku.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çështja financiare. Calhanoglu përfiton rreth 6.5 milionë euro neto në sezon dhe kërkon një kontratë të re dyvjeçare, me kushte që nuk ndryshojnë shumë nga ato aktuale.

Nga ana tjetër, Interi preferon një marrëveshje më të shkurtër, me pagë fikse më të ulët dhe bonuse që varen nga paraqitjet dhe rezultatet.

Drejtuesit zikaltër dëshirojnë ta zgjidhin çështjen sa më shpejt, por ende duhet të gjendet një kompromis për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës. /Zëri