Pochettino drejt Manchester United, argjentinasi i hapur për rikthim në Premierligë

Pochettino drejt Manchester United, argjentinasi i hapur për rikthim në Premierligë

Sport November 10, 2026 - 19:22

Mauricio Pochettino mund të jetë trajneri i ri i Manchester United. Argjentinasi është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, në rast se klubi vendos të shkarkojë Michael Carrick.

Sipas raportimeve të Sky Sports dhe The Guardian, Pochettino është i gatshëm të dëgjojë ofertën e Manchester United dhe nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Premier League.

Megjithatë, marrëveshja nuk është e lehtë, pasi 54-vjeçari ka kontratë me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara deri në vitin 2030. Klubit anglez do t'i duhej të paguante një klauzolë largimi prej rreth 7-7.5 milionë funte.

Drejtuesit e United pritet të vlerësojnë të ardhmen e Carrick dhe alternativat për stolin gjatë ditëve në vijim.

Pochettino ka drejtuar më parë Tottenhamin, Chelsean dhe Paris Saint-Germain, ndërsa Manchester United e ka pasur në radar edhe në të kaluarën.