Dardanët e zhvillojnë stërvitjen e tretë, atmosfera optimiste
Sport
November 11, 2026 - 16:56
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.

Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv.

Dardanët po vazhdojnë përgatitjet me përkushtim dhe besim me synimin për të dhënë më të mirën në dy sfidat e fundit për këtë vit.