Ronaldo e nis një aventurë të re, futet në botën e serialeve televizive

Ronaldo e nis një aventurë të re, futet në botën e serialeve televizive

Sport November 11, 2026 - 21:57

Cristiano Ronaldo po përgatitet të provojë veten në një fushë krejtësisht të re.

Ylli portugez ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht produksioni i serialit të tij të parë televiziv, të titulluar “Day 1s”.

“Lajme të shkëlqyera! Ka nisur produksioni i serialit tim të parë televiziv, ‘Day 1s’. Më shumë së shpejti”, ka shkruar Ronaldo në Instagram, ku ka publikuar edhe fotografi me regjisorin dhe producentin e njohur britanik, Matthew Vaughn.

Seriali do të prodhohet nga kompania UR•Marv Studios, e themeluar nga Ronaldo dhe Vaughn.

Ngjarja zhvillohet në botën e futbollit britanik dhe fokusohet te një agjent futbolli, Stanley Dalton, i interpretuar nga aktori Damian Lewis.

Në projekt pritet të përfshihen edhe ish-futbollisti francez Thierry Henry dhe reperi britanik Dave.

Ronaldo do të jetë producent ekzekutiv, ndërsa raportohet se mund të shfaqet edhe si aktor në këtë produksion. /Zëri