Barcelona, mbretëreshë e golave në Evropë – Flick është në rrugën drejt rekordeve historike

Barcelona, mbretëreshë e golave në Evropë – Flick është në rrugën drejt rekordeve historike

Sport November 12, 2026 - 08:18

Barcelona e Hansi Flick po kalon një formë të jashtëzakonshme në repartin ofensiv, duke u shndërruar në skuadrën më efikase në ligat kryesore evropiane.

Katalunasit kanë shënuar plot 48 gola në 12 ndeshjet e para të La Ligës, me një mesatare mbresëlënëse prej katër golash për ndeshje.

Ky ritëm i vendos shumë përpara rivalëve. Real Madridi ka realizuar 31 gola, ndërsa Atletico Madridi vetëm 23.

Në Gjermani, Bayern Munich është skuadra që i afrohet më së shumti Barcelonës, me 29 gola në nëntë ndeshje.

Ndërkohë, Brighton ka realizuar 28 gola në Premier League, kurse PSG-ja vetëm 22 në kampionatin francez.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Barcelona mund të thyejë rekordin historik të La Ligës, që mbahet nga Real Madridi i Jose Mourinhos, me 121 gola në sezonin 2011/12.

Madje, skuadra e Flick është në ritëm edhe më të mirë sesa Barcelona e Tito Vilanovës, e cila kishte realizuar 39 gola pas 12 xhirove në sezonin 2012/13, kur përfundoi kampionatin me 115 gola.

Sipas përllogaritjeve aktuale, Barcelona mund ta mbyllë sezonin me plot 152 gola.

Një shifër e tillë do të sfidonte edhe rekordet historike të kampionateve të tjera të mëdha evropiane, përfshirë Anglinë, Italinë, Gjermaninë dhe Francën. /Zëri