Man Utd e shkarkon trajnerin Carrick, aventura në “Old Trafford” merr fund

Man Utd e shkarkon trajnerin Carrick, aventura në “Old Trafford” merr fund

Sport November 12, 2026 - 12:03

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Michael Carrick.

Klubi anglez ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me ish-mesfushorin, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit 2026/27.

Carrick ishte rikthyer në Old Trafford në janar të vitit 2026 dhe kishte arritur ta ringrinte skuadrën, duke e dërguar drejt vendit të tretë në Premierligë.

Nën drejtimin e tij, Unitedi fitoi 12 nga 17 ndeshjet e fundit të kampionatit në sezonin e kaluar.

Megjithatë, sezoni i ri solli një realitet krejtësisht tjetër.

Rezultatet e dobëta dhe pozita e vështirë në tabelë bënë që drejtuesit të vendosnin për ndryshimin e trajnerit.

Manchester United e falënderoi Carrickun për kontributin dhe profesionalizmin e tij, duke bërë të ditur se synon ta emërojë sa më shpejt pasuesin e tij të përhershëm.

Mauricio Pochettino është emri që lidhet më së shumti me stolin e "Djajve të Kuq“. /Zëri