Lutfi Dalipi vesh fanellën e Kosovës dhe viziton ekipin kombëtar në stërvitjen para ndeshjes ndaj Izraelit
Talenti i madh që vendosi ta përfaqësojë Kosovën, Lutfi Dalipi, ka vizituar për herë të parë kampin e Dardanëve, ku është pritur nga bashkëlojtarët e ardhshëm dhe stafi teknik, ndërsa presidenti Agim Ademi i dhuroi fanellën e Kombëtares.
Lutfi Dalipi ka bërë hapin e parë drejt aventurës së tij me Kombëtaren e Kosovës, duke vizituar për herë të parë Dardanët në stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Izraelin.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se talenti 20-vjeçar, i cili tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ishte mysafir i veçantë në kampin e përfaqësueses.
Dalipi takoi bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik, ndërsa në shenjë mirëseardhjeje presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi fanellën dardane.
Ky ishte një moment i veçantë për futbollistin, i cili së shpejti pritet të bëhet pjesë e përfaqësueses së Kosovës.
“Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, thuhet në urimin e FFK-së.