Nike ia merr Adidasit topin e Championsit pas 25 vjetësh, përfundon një epokë

Nike ia merr Adidasit topin e Championsit pas 25 vjetësh, përfundon një epokë

Sport November 17, 2026 - 09:10

Një ndryshim historik do të ndodhë në futbollin evropian. Adidas nuk do të jetë më prodhuesi zyrtar i topit të Ligës së Kampionëve nga sezoni 2027/28, pasi vendin e saj do ta zërë rivali amerikan, Nike.

Marrëveshja e re do të zgjasë deri në vitin 2031 dhe përfshin të gjitha garat kryesore të klubeve për meshkuj të UEFA-s: Champions League, Europa League, Conference League, Superkupën e Evropës, Youth League dhe Champions League në futsall.

Adidas ishte e lidhur me Ligën e Kampionëve që nga viti 2001, ndërsa gjatë kësaj periudhe topi me yjet karakteristike u shndërrua në një prej simboleve më të njohura të futbollit botëror.

Kështu, finalja e vitit 2027 do të jetë paraqitja e fundit e topit të Adidasit në këtë garë, përpara se Nike të nisë një epokë të re në futbollin evropian. /Zëri