Real Madrid e blindon Arda Gulerin, kontratë e re deri në vitin 2032
Arda Guler do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite.
Klubi spanjoll ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së mesfushorit turk deri në qershor të vitit 2032, duke konfirmuar se ai është pjesë e rëndësishme e projektit për të ardhmen.
I transferuar nga Fenerbahçe në verën e vitit 2023, Guleri ka bërë hapa të mëdhenj në Madrid.
Në 126 paraqitje me fanellën e Realit ka fituar pesë trofe madhorë, ndërsa në shtator mori edhe çmimin e lojtarit zbulim të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.
21-vjeçari ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër, falë vizionit të lojës, teknikës dhe aftësisë për të krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai tashmë është edhe një prej futbollistëve kryesorë të përfaqësueses së Turqisë, me 38 ndeshje të zhvilluara.
Me kontratën e re, Real Madrid i jep një mesazh të qartë Evropës: Arda Guler është një nga futbollistët mbi të cilët klubi dëshiron të ndërtojë të ardhmen. /Zëri