Zërat
Genc Xërxa
Genc
Xërxa

Urrejtje politike në kohën e murtajës

Zërat March 19, 2020 - 12:54

Këto ditë të pandemisë dhe ballafaqimit të njerëzimit anembanë botës me këtë virus, i bëri që të gjitha kapacitetet profesionale, teknologjike mendore e njerëzore të mobilizohen në luftë me këtë mort. Shoqëritë e arsyeshme këtë po e bëjnë. Përkundrazi tek në këto ditë murtaje nuk u kurorëzuan mes elitës politike në bashkendjenjë, respekt dhe bashkëpunim edhepse hapat e parë qeverisëse ishin për tu duartrokitur, por ndërkohë u krijua një “bazë e mirë për luftë politike”, mu në këto ditë kur nuk dihet epilogu se si do dalim nesër.

Rradhët me miell të formuar nga qytetarët në panik kujtojn kohërat e pasluftës së dytë botërore apo atë të fundit dhe problemet e dikurshme politike agrare ku më shumë popullata ishin mbetur të urritur se sa të ngopur. Ishte frikë, një pasiguri për ditët në vijim, situatë ku Italia po kalon ditët më të kobshme të saj, afër 500 vet kanë gjetur vdekjen vetëm në 24h e fundit. Gjendje emergjente në mendjen e secilit se si do dalim nesër, në anën tjetër papërgjegjësi politike mes akterëve në fjalë për të qëndruar si ekip punues.

Presidenti me oportunizmin e tij, tani me se të njohur për tu bërë protagonist edhe në këto kohë duke mos zgjidhur mjetet e veprimit mu në këto ditë lëngate, shfrytëzon momentin duke krijuar një gjendje edhe më stresuese për vendin me qëllim që ti merr frenat e shtetit në duar të veta dhe të jetë ekzekutivi vet duke subordinuar oponentin e vet politik, “duke suspenduar punën e qeverisë Kurti”, pasi kinse nuk po ia del. Sulm tipik mbi qeverinë Kurti duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kujdesur për sigurinë e qytetarëve, sa i bënë për qytetarët presidenti i tanishëm këtë e kanë ndjerë edhe me herët në lëkurën e tyre.

Qysh nga një ditë më herët, partneri i koalicionit qeverisës, z.Mustafa doli me një prononcim se nevojitet gjendja e jashtëzakonshme duke dërguar ujin në mulli të presidentit ndërsa një goditje partenrit të tij në ekzekutiv dhe trasuar rrugën për të vepruar ashtu siç di presidenti më së miri. Në kriza të tilla të notoj dhe dal më i fuqishëm politik se kurr. Ujku do mjegull.

Ndërsa, nga “brendësia e sofrës së Kurtit”, sikurse në “darkën e fundit të Krishtit”, doli zëri që e kundërshtoi Kurtin dhe u rreshtua në anën e atyre që pregadisnin kulaçin për të. Ishte z.Veliu që shkonte në kundërshtim me shefin e tij qeveritar, duke krijuar tani një frymë dhe kërkesë për një realitet të ri, kur numri i të infektuarëve kishte arritur në 20 nga coronavirusi. Shtohej, kishte nevojë për angazhime konkrete në luftë me këtë sëmundje, e jo siç veprohej deri atë kohë, e që ishte duhet përmendur bukur mirë me ato masa emergjente dhe kishin sadopak situatën në kontroll. Por jo nevoja për probleme shtesë të pa-arsyeshme apo të natyrave të ulta, të një lufte politike mu në këto momente të liga.

Nga loja që pa, se po i luhej, kryeministri nuk kalkulojë fare por me një inercion veproi. Ndoshta mund të jetë ngutur sadopak për ta shkarkuar ministrin e tij të brendshëm edhepse qysh nga fillimi është vërejt qasja e tij kundërthënëse në martesë me VV. Por mori masa, pa një komunikim paraprak me të dhe kërkim sqarimi për qëndrimet e tij që po shkojnë në kundërshtim me vendimet e qeverisë. Ndoshta me një tërheqje deklerate apo prononcim skjarimi nga ministry në fjalë, gjakërat mund të ishin qetësuar. Pra, tek z.Kurti shoh një mungesë komunikimi, menaxhim jo i mirë i situatës për të tejkaluar këtë lojë të pandershme

politike, që tani po u krijohet mundësia ta jetësojn me mocion mosbesimi, kur qytetaret më së paku e pritën, mu në këto “kohëra të murtajës kolektive”. Ky veprim i shkarkimit të ministrit Veliu, vetem sa i dha argument shtesë dhe veprim z.Mustafa të kërkoj divorc qeveritar duke dërguar këtë qeveri në mosbesim. A e priti z.Kurti këtë reagim apo a e deshi edhe vet të ndodh kjo mbetet të shihet, pasi ditëve të fundit mes partnerëve të koalicionit kishte mjaftë fërkime dhe deklerata se ”kush çka është”.

Me miratimin e mosbesimit, presidenti faktorizohet në skenën politike duke e futur në lojë edhe opozitën e cila deri dje ishte në pozitë. Veprime të tilla do e bien vendin në një gjendje të padefinuar dhe të rrezikshme si nga aspekti i ballafaqimit me Cov19 si edhe me politikat negocijuese me Serbinë. Qytetari nga kjo gjendje vetëm sa i fiket një shpresë në të cilën filloi të besoj. Lusim shëndet për popullin, e nga kjo elitë politike vështirë që do ketë ditë të mira. Pjesa veriore e Kosovës është bashkërenduar me gjendjen në të cilën gjindet Serbia, sikurse të ishtë pjesë e saj. Ndërsa në Prishtinë bëhet luftë politike e panevojshme për rezonin normal.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK