Zërat
Dr. Halil Krasniqi
Dr.
Halil
Krasniqi

Sëmundja dhe pasojat e infeksionit (vdekshmëria e të infektuarve) me COVID-19

Zërat March 24, 2020 - 15:20

Sëmundja dhe pasojat e infeksionit (vdekshmëria e të infektuarve) me COVID-19 varet shumë nga grupa e gjakut „ABO“.

Doktor Halil Krasniqi tregon rëndësinë e grupit të gjakut dhe shanset e mbijetesës pas infeksionit.

Hapat e parë të parandalimit të infeksionit janë: shmangja e kontaktit me njerëzit dhe burimet potenciale të infeksionit por edhe higjiena dezinfektuese personale. Nëse vjen deri te infeksioni atëherë mbijetesa varet shumë edhe nga grupi i gjakut.

Këtë e vërtetuan 19 shkencëtar kinez të cilët publikuan punimin e tyre shkencor gjate periudhës së infeksioneve me Coronavirus në Kinë. Udhëheqësi i studimit Jiao Zhao dhe 8 bashkëpunëtorët e tij (Zhao, Jiao et al. (2020) Relationship between „AB0“ Blood Group and the COVID-19 Susceptibility) zbuluan se, personat me grupin e gjakut „A“, kanë një rrezikshmëri të lartë të infektohen me virusin dhe të vdesin nga ky infeksion sesa personat tjerë me grupe tjera të gjakut (jo të asaj A). Këtë pa marr parasysh gjendjen e tyre shëndetësore e mirë apo e dobët.

Peronat me grupin e gjakut „0“ posedojnë imunitet dhe kanë një rrezikshmëri të ulët të infektohet apo të vdesin nga infeksioni me SARS-CoV-2.

Personat me grupin e gjakut „B“ dhe „AB“ gëzojnë imunitet mesatar dhe janë mesatarisht të ekspozuar infeksionit me Coronavirusin duke u varur shumë nga gjendja shëndetësore.

Rezultatet e këtij punimi shkencor bazohen në datat e pacienteve të infektuar dhe të vdekur nga Infeksioni me Coronavisrusin në Wuhan (Jinyiantan Hospital) dhe Shenzhen.

Nga 3.694 pacient të infektuar në Wuhan dhe 3 spitale të këtij qyteti kanë vdekur 1775 në spitalin Jinyiantan dhe 113 në dy spitalet tjera.

Kurse në spitalet e Shenzhenit nga 23.368 të infektuar, ishin identifikuar 2851 pacient me grupin „A“ të gjakut të cilët vdiqën. Për këta pacient ishte grupi i gjakut i njohur dhe shkencëtarët arritën në baza shkencore të analizave variante në kuadër të njohjes së grupit të gjakut ti identifikojnë të vdekurit dhe të rezultojnë faktorin mutacion të RNA Corona vireve.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK