Zërat

Java e turpshme e Kosovës së lirë?!

Zërat August 06, 2023 - 16:30
SHKRUAN: AGIM KASAPOLLI

17 të plagosur e një i vdekur, na ndodhi në qendër të kryeqytetit!

Pasoimeçi i super-reklamuar të shtunën, më 5 gusht, mes Robin (Haxhi) Krasniqit dhe francezit Nadjib Muhamad, i cili e komprometoi këtë sport, që ishte me dekada krenaria jonë.Më pompozitet të paparë deri më tash, e paralajmëruan meçin për titull të kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë! Me më tepër se 500 komentime që i kam pasur në boks amator dhe profesional, nuk kam hasur që gjyqtarët vendorë të vendosin për vlerësimin e meçit për titull!Për vlerësimin e meçit nuk do të komentoj, sepse është fyerje për profesionin tim, që edhe me një fjalë të vetme ta analizoj këtë meç të turpit. Ajo që na bën të mjerë ishte paraqitja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në ringun e meçit, i cili një kohë të gjatë reklamimin individual e ka prioritet. Mbrëmë pak para mëngjesit na informoi se Robin (Haxhi) Krasniqi do ta fitojë këtë meç dhe për çudi ia "qëlloi".E mua si taksapagues i qytetit të Prishtinës, me intereson ta di prej kryetarit që luan rolin e bajraktarit, me leje të kujt i dhuron 50.000 euro të taksapaguesve, për këtë meç "profesional", ku biletat patën çmim të lartë për standardet tona. O Bajraktar, unë banoj në qendër të Prishtinës dhe në mungesë të kontejnerëve, bërlloku na ka arritur në buzë të katit të parë!Edhe botërisht deklaroj se ky kryetar që sillet si bajraktar dhe sorollatet, reklamimin dhe turizmin e kishte merak, prej sot unë nuk të konsideroj kryetar timin të Prishtinës, sepse ringu i vendosur në stadiumin"Fadil Vokrri" vë në pikëpyetje zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, ky veprim flet se ti nuk meriton të ushtrosh postin që e ke.

Turpi tjetër i kësaj jave ishte ndeshja parakualifikuese e basketbollit,e cila u zhvillua në Prizren kundër Danimarkës. Shumica e mediave në bashkëpunim me uzurpatorët 20-vjeçarë të posteve në FBK, krijuan atmosferë propaganduese të rrejshme karshi opinionit se fitorja kundër Danimarkës, Kosovën e dërgon në KE. Në Prizren në ndeshje ishte prezente edhe kryetarja e shtetit,znj. Vjosa Osmani, një gjest simpatik dhe i pëlqyer, mirëpo gaboi rëndë me deklaratën që ia servuan matrapazët e bordit, kur deklaroi se kjo fitore na siguron kualifikimin. Jam votues i rregullt i juaj, znj. Osmani, do të jem edhe ma tutje, mirëpo kujdes sepse ata që po të këshillojnë disa i ke në lidhje të ngushtë me sahanlepirësat e FBK-së. Danimarka na mundi bindshëm, bash ashtu si kam deklaruar para ndeshjes. Ajo që brengos edhe më shumë është debakli i sivjetmë basketbollit kosovar, në të gjitha kategoritë, prej U15 e deri të seniorët, të gjitha garat e zhvilluara të rangut të klasës fushore, në të dy konkurrencat përfunduan me rezultate turpëruese dhe Kosova është në pozitat e fundit në Evropë. Nuk mund t’i shmangem transmetimit televiziv, shumë "ekspertë" pa pikë njohurie çanë pordhë dhe s’ia qëlluan askund, ndërsa duelet e boksit i komentoi gazetari nga Maqedonia e Veriut. Po, po, nga Maqedonia e veriut. Faton Zylbehari, sa unë kam njohuri, transmetime të drejtpërdrejta i ka të pakta. Mirëpo në emër të fjalës së lirë, pronari i televizionit ka "të drejtë" ta akulturizojë,ta poshtërojë,ta hutojë këtë popull fakir.Në Kosovën e lirë, si po e shihni, gazetarinë sportive e kanë varrosur oligarkët kabllorë,të cilët profesionin e gazetarit e matin me dëgjueshmëri dhe me qëllim e kanë varrosur, përkundër faktit se si numra Kosova i ka mbi 150 "gazetarë" sporti dhe "komentatorë".

Për të gjitha këto që po ndodhin në sportin e vendit është koha e fundit që prokuroria të veprojë, nëse dëshirojmë t’i shmangemi pasojave edhe më të rënda.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK