Kurti me mesazh për mërgatën para zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kurti me mesazh për mërgatën para zgjedhjeve të 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 19:32

 I pari i LVV-së, Albin Kurti ka dalë me një mesazh për mërgatën e Kosovës, raporton Zeri.info

Përmes këtij videomesazhi në "Facebook", kandidati i LVV-së për kryeministër u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

"Ju bëj thirrje që ta ushtroni këtë të drejtë themelore e cila ju bën pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në skenën politike dhe në përzgjedhjen e pëfaqësuesve të popullit në institucione. Na ndan pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur", ka thënë ai.

Kurti po ashtu ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.

“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka thënë ai. /Zëri

https://www.facebook.com/albini2017/videos/251642079901512