Selmanaj takon të rinjtë prizrenas, diskuton për vështirësitë që po përballen ata

Selmanaj takon të rinjtë prizrenas, diskuton për vështirësitë që po përballen ata

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 19:49

Zv.kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj ka vizituar sot Prizrenin, ku ka diskutuar me të rinjtë e këtij qyteti dhe vështirësitë që po përballen ata, raporton Zeri.info

Selmanaj theksoi se të rinjtë prizrenas meritojnë edukim cilësor dhe krijimin e kushteve sa më të mira.

"Të entuziazmuar, përplot shpresë e vullnet i gjetëm sot strukturat e forumit rinor në Prizren, me të cilët diskutuam rreth vështirësive më të cilat përballen të rinjt tonë.

Të rinjt Prizrenas e njëherit të rinjt Kosovarë, meritojnë edukim cilësor, prosperitet, dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim dhe avancim akademik e profesional.

Koha ka dëshmuar që të rinjt tonë kanë potencial të arrijnë majat e suksesit, andaj ne si politikbërës mbetet të kryejm detyrat tona, në krijimin e një të ardhmeje më premtuese për ta", ka shkruar ai në "Facebook".

Ai po ashtu bëri të ditur se ka vizituar edhe bizneset e rajonit të Prizrenit.

"Njëherit, sot vizituam edhe bizeneset e rajonit të Prizrenit, ku nga afër u njoftuam me pasojat që ka shkaktuar pandemia Covid-19. Përgjatë vizitës në biznese, u vërejt dukshëm mbështetja e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për bizneset e ndikuara nga situata me pandemi", ka shkruar ai.

Selamanaj po ashtu tha se prioritet do të mbetet ofrimi i pakove mbështetëse, garantuese për rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik. /Zëri